Sot Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirqenies Sociale, ka realizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, memorandum ky i nënshkruar nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Në bazë të marrëveshjes ndërtesa e MMPS-së (objekti i vjetër i MMPS) zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është vendosur në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.
Palët konfirmuan se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë.