Portieri slloven pritet të qëndrojë gjatë te skuadra e Atleticos.
Jan Oblak më në fund ka vendosur të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin.
Menaxheri i lojtarit ka pranuar ofertën e drejtuesve të Los Colchoneros që Oblak të zgjasë bashkëpunimin me Atleticon duke shmangur sirenat e largimit.
Slloveni prej kohësh kërkonte një përmirësim të kushteve financiare, pasi në të kundërt mund të largohej nga Atletico pasi në drejtim të tij kishte shumë oferta nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Kontrata aktuale e Oblak me Atleticon skadon në verën e vitit 2021 ndërsa marrveshja e re do ta mbajë të lidhur portierin slloven me skuadrën e Simeones deri në vitin 2023, ndërkohë që në kontratën e re do të rritet edhe vlera e klauzolës së largimit që aktualisht kap shifrën e 100 milionë eurove.