Një aksident automobilistik ka ndodhur, sot pasdite, në lagjen Mazgit i Ulët në Obiliq.
Një automjet ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka goditur murin e një shtëpie, duke hyrë deri në oborrin e saj.
Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendngjarja pa pritur Policinë e Kosovës.
Gazeta Tribuna mëson se drejtuesi i automjetit edhe i kishte ofenduar banorët e shtëpisë.
Vetura e ka rrënuar murin pikërisht në vendin ku ndodhej një pishinë gome. Fatmirësisht, në atë moment në oborr nuk ka pasur fëmijë dhe ngjarja ka përfunduar pa pasoja në njerëz.