Senati amerikan e ka konfirmuar sot zyrtarisht emërimin e James O’Brien si ndihmëssekretar të Shtetit për Europë dhe Euroazi.
Emërimi i tij në këtë detyrë të re u mbështet nga 67 senatorë ndërsa 31 anëtarë ishin kundër.
O’Brien u emërua në këtë pozitë më 19 maj, nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Tashmë Ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi, James O’Brien, është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.