Këshilltari i Presidentit Amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, disa minuta pasi mbaroi takimin me delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, ka folur për marrëdhëniet ndërkombëtare në Lindjen e Mesme.
Pas arritjes së marrëveshjes mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, SHBA duket se ka vënë sytë edhe në një marrëveshje mes Palestinës dhe Izraelit.
“Ne jemi të angazhuar për një zgjidhje me dy-shtete për Palestinën dhe Izraelin. Ne duam të shohim palestinezët në shtetin e tyre me qeveri të tyre, me shpresë për një qeveri demokratike dhe që përparon ekonomikisht përkrah Izraelit”, ka thënë ai në një intervistë për një radio.