Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Millorad Dodik rreth synimeve të tij për shkëputjen e “Republika Sprska” nga Bosnja e Hercegovina, shkruan Express.
Përveç Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë, ka reaguar edhe Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien.
O’Brien ka thënë se SHBA-ja do të veprojë ndaj kujtdo që provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit.
“Në Dejton, ne diskutuam, dhe të gjithë aty e kuptuan, që s’kishte të drejt për ndarje. Pikë.SHBA do të reagojë nëse dikush provon të ndryshojë elementet themelore të Marrëveshjes së Dejtonit”, ka shkruar O’Brien./Express
In Dayton, we discussed, and everyone there understood, that there was no right of secession. Full stop. The US will act if anyone tries to change this basic element of Dayton. https://t.co/xI18Qc1AoN
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) December 28, 2023