Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, James O’Brien ka mbjellë një pemë në kujtim të diplomates amerikane, Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovën shtet, e cila vdiq ditë më parë.
Pema u mboll në oborrin e Ambasadës amerikan në Prishtinë, njoftoi ambasadori Hovenier.
“Kjo pemë do të qëndrojë si një simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.”, ka njoftuar ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier përmes një postimi në Facebook.