OBSH e quan të papërgjegjshme krijimin e foshnjave me gjene të edituara

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Një panel i thirrur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ishte ‘e papërgjegjshme’ për shkencëtarët që të përdorin teknikën e editimit të gjeneve për qëllime riprodhuese.

Megjithatë OBSH nuk paraqiti një ndalesë.

Ekspertët gjithashtu kërkuan që agjencia shëndetësore e OKB-së të krijojë një bazë të dhënash për shkencëtarësh që punojnë në editimin e gjeneve.

Rekomandimi u bë i ditur të martën pas një takimi dy ditor në Gjenevë ku u shqyrtuan sfidat shkencore, etike, sociale dhe ligjore të një hulumtimi të tillë.

“Në këtë kohë, është e papërgjegjshme që çdokush të vazhdojë me krijimin e foshnjave me gjene të edituara, meqenëse ndryshimet e ADN-së mund të kalohen tek gjeneratat e ardhshme”, thanë ekspertët në një deklaratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme