OBSh-ja e shqetësuar për variantet Delta dhe Omicron

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po çon drejt një “tsunami me raste të reja të Covid-19”. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky kërcënim i dyfishtë po e ngarkon dhe do ta ngarkojë edhe më shumë shërbimin spitalor, me mjekët që janë të lodhur tashmë dhe me sistemin shëndetësor në prag kolapsi”, tha kreu i OBSH-së.

Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi që në mes të vitit 2022, 70% e popullsisë së botës të jetë e vaksinuar, ndërkohë që pothuajse 100 shtete ende nuk kanë arritur vaksinimin 40% të popullsisë së tyre.

Aktualisht, në botë regjistrohen rreth 900 000 raste të reja çdo ditë me koronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme