Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar shpërndarjen e “papranueshme të ngadaltë” të vaksinave të Coronavirusit në Evropë.
Gjithashtu është thënë se situata në rajon është shumë më shqetësuese sesa që ishte disa muaj më parë.
Kampanja e vaksinimit në pjesën më të madhe të Evropës është goditur nga vonesat dhe numri i të infektuarve është duke u rritur.
Franca është vendi i fundit e cila ka shpallur masat e mbylljes për katër javë.
Evropa është kritikuar për ritmin e programit të vaksinimit, vetëm 16 për qind e popullsisë kanë marrë vaksinat, krahasuar me 52 për qind në Mbretërinë e Bashkuar.
Por Evropa thotë se Mbretëria e Bashkuar ka avantazh të padrejtë në kontratat që nënshkroi me prodhuesit e vaksinave, disa prej të cilëve janë të vendosur brenda Bashkimit Evropian.