OBSh-ja ndryshon qëndrim për izolimin, zyrtari i MPJD-së kërkon që udhëheqja e kësaj organizate të shkaktohet

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), ka bërë thirrje për izolim pas përhapjes së Coronavirusit, ndonëse Suedia vazhdoi që ta përballonte këtë virus pa ndonjë  masë strikte.

Tash gati pas dy muajsh kjo organizatë në një analizë të prezantuar ka thënë se ndoshta do të ishte më e preferueshme që të përdorej modeli i Suedisë.

Për këtë çështje ka reaguar Arben Rugova nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se analiza të tilla mund të përpiloj edhe ai vet.

Prandaj sipas tij, udhëheqja e kësaj organizate duhet të shkaktohet.

Postimi i plotë:

Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH), gati dy muaj pasi ka bere thirrje per izolim, paskesh dale me nje qendrim te ri se “ndoshta duhet marrë si model Suedine per tu perballe me COVID-19”.

Te ketilla analiza mundem t’ju ofroj perdite edhe une, veç pa “ndoshta”, sepse e di qe shendeti ekonomik do te sjelle pasoja me te medha sesa rreziku nga virusi.

Prandaj, pa “ndoshta”, komplet udheheqja e OBSH-se duhet shkarkuar, per analizat joprofesionale, te gershetuara me fshehje te dhenash (mashtrim) nga momenti i shafqjes se COVID-19.

The Ëorld Health Organization lauded Sëeden as a “model” for battling the coronavirus as countries lift lockdoëns — after the nation controversially refused restrictions. Dr. Mike Ryan,…



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme