Nuk është e sigurt se shkencëtarët do të mund të krijojnë një vaksinë efektive kundër koronavirusit që ka shkaktuar pandeminë COVID-19, por do të duhet të kalojë një vit para se ajo të shpikej, ka thënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke folur në një vide-konferencë me Komitetin e Shëndetësisë në Parlamentin Evropian, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nëse një vaksinë e tillë bëhet realitet, do të ishte e mirë publike për të gjithë.
“Është shumë e vështirë të thuhet sigurt se do të ketë një vaksinë”, ka deklaruar ai. “Ne kurrë s’kemi pasur një vaksinë për koronavirusit. Andaj nëse bëhet, shpresojmë që po, do të jetë e para ndonjëherë”.
Ai ka thënë se OBSH-ja tashmë ka më shumë se 100 kandidatë që po punojnë për vaksinë të tillë, me një nga to që është në faza të avancuara të zhvillimit.
“Duke shpresuar se do të ketë një vaksinë, presim që të kemi një të tillë brenda një viti. Nëse përshpejtohet, mund të vijë edhe më shpejt, por për pak muaj. Këtë po e thonë shkencëtarët”, ka shtuar ai.