Organizata Botërore e Shëndetësisë po shpreson që kriza me koronavirus të përfundojë në më pak se dy vjet, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të premten.
Ai e krahasoi situatën e tanishme me paraqitjen e Gripit Spanjoll në vitin 1918, i cili zgjati dy vjet deri në shuarje, raporton Reuters.
“Situata jonë tani me më shumë teknologji, sigurisht me më shumë lidhje, virusi ka më shumë mundësi që të përhapet, mund të shpërndahet më shpejt”, tha ai.
“Në të njëjtën kohë ne kemi teknologji dhe njohuri për ta ndalur atë”, ka përfunduar shefi i OBSH-së, transmeton KOHA.