OBSh-ja s’pret vaksinim kundër Coronavirusit deri në mesin e vitit të ardhshëm

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të premten ka thënë se nuk pret që të ketë vaksinim në masë kundër COVID-19 deri në mesin e vitit të ardhshëm, duke ritheksuar rëndësinë e testimeve rigoroze në efikasitet dhe siguri të vaksinave.

“Ne nuk presim që të ketë vaksinim të shtrirë plotësisht deri kah mesi i vitit të ardhshëm”, ka thënë zëdhënësja Margaret Harris në një konferencë për media në Gjenevë.

“Faza e tretë e testimeve duhet të zgjasë më shumë sepse na duhet të shohim se sa në të vërtetë mbrojtëse është vaksina dhe na duhet të shohim sa është e sigurt”, ka shtuar ajo duke iu referuar testimeve të disa vaksinave potenciale anti-COVID.

Deri tash në gjithë botën janë infektuar më shumë se 26.3 milionë njerëz, ndërsa kanë vdekur rreth 869 mijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme