OBSh-ja thotë se më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Organizatën Botërore e Shëndetësisë ka raportuar 7028 vdekje, duke theksuar se më shumë se 40 për qind prej tyre janë fëmijë.

OBSh citoi të dhëna nga ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe tha se kishte marrë detaje të rëndësishme për të vrarët, shkruan BBC.

Ka pasur 18,482 lëndime, tha OBSh, përsëri një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë. Agjencia tha se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar – të tjerat, si dhe klinikat e komunitetit, janë dashur të mbyllen.

OBSh thotë se 1,000 njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2,000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent. E gjithë kjo bëhet e pamundur pa karburant për të funksionuar gjeneratorët spitalorë.

Një zyrtar i OBSH-së foli për kushte të vështira brenda spitaleve që ende funksionojnë, me pacientë të plagosur rëndë që operohen në korridore pa anestezi, dhe kudo “erë vdekjeje” dhe “trupa fëmijësh”.

Të ngjashme