Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus në botë brenda 24 orëve. Të dielën shifra e të infektuarve me koronavirus në botë është rritur për 307.930, shkruan agjencia Reuters.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Indi, SHBA dhe Brazil, sipas uebfaqes së OBSH’së. Ndërkohë vdekjet janë rritur për 5537, duke e çuar shifrën totale në 917.417.
India ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus, pasuar nga SHBA’ja që regjistroi 45.523 raste të reja dhe Brazili 43.718.
Si SHBA’ja ashtu edhe India kanë regjistruar mbi 1000 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa Brazili ka raportuar për 874 të vdekur brenda 24 orëve.