Në një telekonferencë me Zyrën Rajonale të OBSh-së për Evropë, të organizuar sot në Zyrën e OBSh-së në Prishtinë Dr. Hans Kluge, Drejtor i Divizionit për sisteme shëndetësore në Zyrën e OBSh-së në Kopenhagë e inkurajoi Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani për shtyrjen përpara të reformës në sistemin shëndetësor, me një numër ndryshimesh ligjore në lidhje me reformën e financimit të shëndetësisë me synim sigurimin shëndetësor universal.
Ministri Rrahmani mirëpriti sygjerimet nga misioni i ekipit të OBSh-së për dialog politik mbi reformat e sistemit shëndetësor, në fillim të vitit 2017, përmes përfshirjes së palëve vendore dhe ndërkombëtare të interesit si dhe interesimin e zyrtarëve gjegjës të OBSh-së për të ofruar ekspertizën në këtë takim.
Gjithashtu, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve vendore, zyrtarët e OBSh-së shprehën gatishmërinë që në vazhdimësi të ofrojnë asistencën e nevojshme nëpërmjet trajnimeve të kuadrove përgjegjëse për reformën e sistemit shëndetësor kosovar.