Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak, ka deklaruar se edhe nëse zbulohet vaksina anti-Covid atëherë në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm.
Koryak ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet. Zyrtari i OBSh-së këto deklarata i ka dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno-koncentratorëve për spitalet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“E urrej të ripërsëris veten, por duhet të them se mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës”.
“Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme fatkeqësisht dhe do të zgjas gjatë”.
“Fatkeqësisht prognoza më e mirë për vaksinimit është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”.