Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt se varianti Delta, me një rritje prej 1.5 deri në 3 ditë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë. Omicron, i cili u cilësua si një variant shqetësues më 26 nëntor, është identifikuar në 89 vende në të gjashtë rajonet e OBSH-së që nga 16 dhjetori, shkruan Reuters.
Omicron po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetimit të tij të natyrshëm apo një kombinim i të dyjave, tha OBSH në një përditësim.
“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron,” tha OBSH. “Por duhen më shumë të dhëna për të kuptuar profilin e ashpërsisë dhe se kjo ndikon te vaksinimi dhe imuniteti ekzistues”.
OBSH paralajmëroi se për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve, spitalet mund të mbingarkohen në disa vende.
Numri i të shtruarve në spital në MB dhe Afrikën e Jugut vazhdon të rritet, dhe duke pasur parasysh numrin e rasteve, ekziston mundësia që shumë sisteme të kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohen në një periudhë shumë të shkurtër, theksoi OBSH.