Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që plazma e gjakut e pacientëve të shëruar nga COVID-19 të mos përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar, duke shpjeguar se të dhënat aktuale tregojnë se diçka e tillë as nuk rrit shanset për mbijetesë dhe as redukton rrezikun e Covid.
Sipas të dhënave të mëparshme, antitrupat e plazmës së gjakut mund të neutralizojnë SARS-CoV-2, duke e ndaluar atë të riprodhohet dhe të reduktojë dëmtimin e indeve.
Megjithatë, disa studime mbi përdorimin e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar nuk kanë treguar asnjë përfitim të rëndësishëm në trajtimin e personave që kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid.
Kjo metodë është e kushtueshme dhe kërkon kohë, shtoi OBSH në një deklaratë për shtyp. Rekomandimi, i publikuar në revistën British Medical Journal (BMJ), bazohet në të dhënat nga 16 prova në të cilën morën pjesë 16,236 pacientë me simptoma të lehta, mesatare dhe të rënda të COVID-19.