OBSH thotë se numri i të prekurve me Coronavirus globalisht mund ta prek milionëshin brenda ditësh

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se numri i të infektuarve me koronavirus, globalisht do të arrijë një milion brenda ditëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gati 950,000 njerëz kanë aplikuar për përfitime të Kredisë Universale gjatë dy javëve të fundit në mes të shpërthimit të coronavirusit, njofton Klan Kosova.

Rritja e  shifrave të atyre që regjistrohen janë dëshmi e fuqishme që kriza e coronavirusit është një emergjencë ekonomike.

Në disa vende ka shqetësime në rritje për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punonjësit e mjekësisë.

Në SHBA, guvernatori i Connecticut ka konfirmuar se një foshnjë gjashtëjavëshe ka vdekur nga Covid-19.

OBSH do të diskutojë nëse duhet të ndryshojë këshillat e saj dhe të promovojë përdorimin më të gjerë të maskave të fytyrës.

Të ngjashme