OBSH thotë se sulmi ndaj spitalit në Sudan ka lënë 64 të vdekur

Prishtinë | 22 Mar 2026 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të shtunën se një sulm ndaj një spitali në Darfurin Lindor, Sudan, vrau të paktën 64 persona, përfshirë fëmijë, staf mjekësor dhe pacientë

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm I OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.

OBSH tha se sulmi i së premtes ndaj Spitalit Mësimor Al Deain e ka bërë objektin jofunksional, duke ndërprerë shërbimet thelbësore mjekësore në qytet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme