OBSH tregon a e vret konsumimi i alkoolit Coronavirusin

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka demantuar lajmin se konsumimi i alkoolit e vret virusin Covid-19.

Sipas kësaj organizate, konsumimi i alkoolit përkundrazi paraqet rreziqe për shëndetin, shkruan Euronews.

“Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit të fortë, mund ta vrasë virusin Covid-19. Kjo nuk qëndron”.

“Konsumimi i ndonjë alkooli paraqet rreziqe për shëndetin. Ndërsa konsumimi i alkoolit të fortë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke përfshirë edhe vdekjen”. 

Të ngjashme