Për momentin, nuk ka asnjë provë që fëmijët dhe adoleshentët e shëndetshëm kanë nevojë për doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, tha sot shefja e Departamentit të shkencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Sumia Swaminathan.
Gjatë një konference për shtyp, ajo tha se megjithëse imuniteti ndaj vaksinës kundër koronavirusit të llojit omicron duket se dobësohet me kalimin e kohës, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar se kujt i duhen doza shtesë, përcjell Reuters.
“Aktualisht, nuk ka asnjë provë që fëmijët ose të rinjtë e shëndetshëm kanë nevojë për doza përforcuese. Nuk ka asnjë provë për këtë,” tha ajo.
Në Izrael, fëmijëve nga mosha 12-vjeç u ofrohet një vaksinim me dozë përforcuese dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA miratoi dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15-vjeç në fillim të këtij muaji.
Javën e kaluar, Gjermania rekomandoi gjithashtu që të gjithë fëmijët e moshës 12 deri në 17-vjeç të marrin një dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19, dhe ndërkohë, Hungaria bëri të njëjtën gjë.