OBSH tregon se si do të ndalet pandemia COVID-19

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një vit pas shpërthimit, koronavirusi ka infektuar mbi 117 milionë persona dhe ka lënë të vdekur mbi 2.6 milionë pacientë. Prandaj për persona me përvoja të tilla, jeta mund të mos jetë më kurrë e njëjtë.

Shpërthimi i koronavirusit nuk dihet saktë se kur ka ndodhur. Për dallim nga fatkeqësitë tjera që janë regjistruar në botë, sikurse luftërat botërore, shpërthime vdekjeprurëse, apo tërmete të fuqishme, koronavirusi nuk dihet se kur ka dalë nga tregu i kafshëve.

Mbyllja brenda mureve të shtëpisë ka testuar durimin e secilit. Dhomat e gjumit janë kthyer në zyra dhe pak njerëz janë kujdesur për pamjen fizike.

Punëtorët shëndetësorë janë përshëndetur vazhdimisht për punën e tyre heroike. Në vijë të parë të frontit, punë me orare të gjata dhe me shumë plagë shpirtërore e fizike, pamja e tyre ka qenë e ngjashme sikurse kjo infermiere. Shërimit të një pacienti nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, i gëzohen të gjithë.

Nga kjo pandemi është prekur mjaft shumë edhe Kosova. Numri total i rasteve pozitive në vend është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Por, çfarë nevojitet për t’i dhënë fund pandemisë?

Hans Kluge, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, kështu pohoi duke bërë thirrje për përshpejtimin e vaksinimit dhe për kujdes se si lehtësohen kufizimet.

“Mos mendoni se pandemia ka mbaruar. Pandemia do të ndalet vetëm kur të paktën 70 për qind e popullsisë të vaksinohet”, i tha Kluge AFP në Kopenhagë, duke shprehur keqardhje për vaksinimin ende tepër të ngadaltë, përfshirë në Evropë.

Në Bashkimin Evropian, 17 për qind e njerëzve janë plotësisht të vaksinuar. Në 53 territore, aq sa rajoni evropian ka sipas standardeve të OBSH-së, vetëm 26 për qind e popullsisë morën dozën e parë të vaksinës. Në Bashkimin Evropian, 36.6 për qind e popullsisë morën të paktën një dozë, sipas AFP, dhe 16.9 për qind u vaksinuan plotësisht. Shkaku i shqetësimit në atë kontinent është rritja e infektivitetit të llojeve të reja.

“Ne e dimë, për shembull, se versioni B.1617 (i zbuluar për herë të parë në Indi) është më ngjitës sesa B.117 (i parë i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar), i cili nga ana tjetër është më ngjitës sesa lloji i mëparshëm”, tha mjeku belg.

Kujtojmë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Kosovë mund të arrijnë 1.2 milionë dozë vaksina Pfizer, shkruan Gazeta Metro.

“Duhet të kuptoni një gjë, për shkak të shumë termave të konfidencialitetit që i kemi me kompaninë Pfizer, nuk mund të ju japim më shumë informata, por deri në fund të vitit pritet të arrijnë mbi 1,2 milionë vaksina Pfizer.”, ka thënë ai në konferencë për media.

Të ngjashme