OBT konfirmon rënie të madhe në tregtinë botërore të mallrave

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë tregtia e mallrave botërore ka shënuar një rënie historike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Barometri i tregtisë së mallrave i OBT-së, një matës i trendit në kohë reale për tregtinë, tregon një rënie tremujore prej 14 për qind në vëllimin e mallrave.

Treguesit e tjerë për masën tremujore tregojnë për ngritje të pjesshme të tregtisë botërore dhe prodhimit në tremujorin e tretë, por OBT thekson se forca e ndonjë rimëkëmbjeje mbetet shumë e pasigurt.

OBT shtoi se një trajektore për rimëkëmbje në formën L, në vend të formës V, nuk mund të përjashtohet.

“Statistikat e muajit qershor të OBT-së nënkuptojnë një rënie prej 14 për qind të vëllimit të tregtisë së mallrave globale midis tremujorit të parë dhe të dytë të këtij viti. Ky vlerësim, së bashku me leximin e ri të barometrave të tregtisë së mallrave, sugjeron se tregtia globale në vitin 2020 po evoluon në përputhje me më pak pesimizëm të të dy skenarëve të përshkruara në parashikimin e OBT-së për muajin prill”, tha OBT.

OBT theksoi se sipas parashikimeve, “vëllimi i tregtisë së mallrave këtë vit do të kontraktohet me 13 për qind në krahasim me vitin 2019”.

Leximi aktual i barometrit prej 84.5 pikësh është 15.5 pikë nën vlerën fillestare të indeksit prej 100 pikësh si dhe 18.6 pikë më poshtë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kurse, leximi është më i ulëti në rekord në të dhënat nga viti 2007 dhe po ashtu edhe me rënien e krizës financiare të viteve 2008 dhe 2009.

Të ngjashme