Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë la vendosur lule pranë ‘Përmendores dedikuar Personave të Pagjetur’ në Prishtinë.
Ai ka thënë se është e paimagjinueshme dhimbja që familjet ndjejnë çdo ditë duke mos e ditur fatin e të dashurve të tyre.
“Sot, le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë ndaj tyre, duke u munduar t’i kuptojmë vështirësitë që ata kanë”.
“Qeveria Britanike do të vazhdojë të punojë me grupet e familjeve dhe qeveritë për të ndihmuar në ndërmarrjen e veprimeve reale dhe konkrete për të zbardhur fatin e tyre dhe për të shëruar plagët e së kaluarës”.