Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” ka bërë hapjen e “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku po marrin pjesë ambasadorët e Quint-it.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell tha për të luftuar korrupsionin nuk është e mjaftueshme miratimit i ligjeve, por sipas tij duhet të ketë trimëri brenda sistemit gjyqësore për të luftuar këtë dukuri, raporton Ekonomia Online.
“Nuk është e mjaftueshme të ketë ligje të mira por të zbatohen, duhet të ketë trimëri brenda sistemit gjyqësor që duan ta luftojnë korrupsionin, kam përmendur disa herë emrin e Murat Mehmetit që ka parë gjatë punës së tij shkelje të ligjeve dhe ikjes nga tatimet. Lufta kundër korrupsion është lufta e kosovarëve, ka nevojë për trimëri nga zyrtarët, ka nevojë për mospraninë e qytetarëve për këto dukuri negative”, tha ai.
Ai tha se kur flitet për ndërhyrjet në gjyqësor dhe punësimet familjare, dihet se për kë po flitet.
“Kur flasim për politikan që duan të ndërhyjnë në gjyqësor ne e dimë për kë po flasim, po ashtu edhe ata që punësojnë familjarë të tyre e dimë për kë po flasim, Kosova keni mbështetjen dhe përkrahjen e shteteve tona, qytetarët e Kosovës të mos pranojnë gjërat që janë të papranueshme, ne duam të ardhme të ndritshme për Kosovën siç kemi në vendet tona”, tha O’Connell.
“Nuk erdhëm këtu për të qortuar Kosovën, por erdhëm këtu sepse është plotësisht në interes të shteteve tona që Kosova të jetë shtet funksional i fortë i sigurt kur luftohet korrupsioni. Ne kemi nevojë për partner në luftën kundër korrupsion, në dukuritë negative që cenojnë edhe shtetet tona. Shteti im Britania ka shënuar progres në luftën kundër korrupsion, ka korrupsion gjithandej në botë”, raporton EO.
Ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi tha se asnjë vend nuk është imun ndaj korrupsionit.
“Korrupsioni e pengon potencialin ekonomik dhe luftimi i saj është thelbësor që vendi yt me pas të ardhshme demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Italia mbështet luftën kundër korrupsion duke u përqendruar në krimin e organizuar për të përkrahur zbatimin e sundimit të ligjit”, tha ai.
E, ambasadori i Francës, Didier Chabert, tha se Kosova ka mungesë të ndëshkimeve të shërbyeseve civil që e kalojnë vijën e konflikt interesit.
“Kosova tashmë ka miratuar ligjet kyçe për konfliktin e interesit dhe mirësjelljen. Kosova tani është në vijë me praktikat evropiane. Në raportin e fundit të BE-së është theksuar se konflikt i interesit ka shumë vështirësi në zbatimin e këtij ligji. Kemi mungesë të ndëshkimeve të shërbyeseve civil që e kalojnë vijën e konflikt interesit. Është me rëndësi që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të duhur sepse është në interes të kosovarëve që janë viktima të korrupsionit në vend dhe sidomos në administratë publike”, tha ai.
Zv.ambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss, tha se korrupsioni dëmton të gjitha projektet në të gjitha fushat.
“Unë jam ekonomist dhe mendoj se korrupsioni ka të bëjë me lakminë qe njerëzit të marrin nga te mirat publike nga vend. Korrupsioni dëmton të gjitha projektet në të gjitha fushat. Thjeshtë e dëmton të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe minon besimin tek institucionet dhe në vend kaq të ri qytetarët duhet ti besojnë shtetit të saj. Ne investojmë shumë në Kosovë dhe nuk dëshirojmë qe ato para të përfundojnë në duar të korruptuarve”, tha ai.