Tradita e takimit të liderëve të Ballkanit Perendimor që do të mbahet me 29 prill, kësaj radhe në fokus e ka Kosovën dhe Serbinë. Ky takim i thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Francez, Emanuel Macron pritet të jetë ndryshe.
Edhe pse në opinion është krijuar përshtypja se nga ky takim do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo sipas ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, nuk qëndron.
Ambasadori O’Connell, të enjten për Nobel Press, ka deklaruar se nga takimi i thirrrur nga Merkel dhe Macron nuk pret ndonjë marrëveshje.
”Nuk presim një marrëveshje më 29 Prill, le të jemi preciz. Kjo ka qenë iniciativë e qeverive të Francës dhe të Gjermanisë dhe si e tillë është shumë e mirëseardhur. Duhet më shumë fokus, vëmendje në këtë rajon. Gjithsesi, Britania, do të mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e Kosovës”.
Edhe pse nikoqirë të këtij takimi janë Franca dhe Gjermanija, O’Connell thotë se vendi të cilin ai përfaqëson vazhdon të jetë plotësisht i përfshirë në këtë proces.
”Në vazhdojmë të jemi plotësisht të përfshirë në këtë proces dhe vazhdojmë të procedojmë bashk me gjermanët dhe francezët. Por çdo iniciativ si ajo e Amerikës dhe Donalld Trump, si kjo darkë gjermano-franceze është shumë e mirëseardhur, ku rajoni do të ketë më shumë vëmendjen ndërkombëtare” ka deklaruar O’Connell.
Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairí O’Conell ky takim do të ndihmoj në shtyrjen e procesit tutje për Kosovën dhe Serbinë por kjo nuk duhet asesi të kuptohet si ndryshim apo devijim i strategjisë që kanë këto shtete karshi këtyre të fundit.
”Duhet të kuptohet që kjo do të jetë si një darkë për të shtyer procesin. Pra nuk duhet të kuptohet si diçka tjetër ose si një devijim i strategjisë. Është diçka shumë e mirëseardhur për të inkurajuar progresin në mënyrë që mund të n’a sjell deri në marrëveshjen përfundimtare. Marrëveshje kjo që mund të zbatohet dhe të shtrij stabilitetin në rajon”, ka deklaruar ai.