Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell thotë së është shqetësim i madh që në partitë politike ekzistojnë njerëz të akuzuar për krime. Ai po ashtu tha se shqetësues mbetet edhe fakti që kosovarët ju besojnë më së paku subjekteve politike.
Këto deklarata ambasadori O’Connell i ka dhënë në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
“Është shqetësim i madh që njerëzit në Kosovë ju besojnë më se paku partive politike. Po ashtu është shumë keq që personat e akuzuar për krime vazhdojnë të qëndrojnë nëpër parti politike”, ka thënë ambasadori, ku i pranishëm në këtë konferencë është edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve të Kosovës.