Në një reagim të ambasadorit britanik Ruari O’Connell në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se përkrahë fjalimin e ambasadorit amerikan Philip Kosnett të mbajtur ditë më parë në forumin e hapur të Lëvizjes FOL.
Në këtë forum i ftuar ka qenë ambasadori amerikan Kosnett, ai ka folur për rolin e mediave dhe shoqërisë civile në monitorimin e punës së qeverisë, rendin dhe ligjin në Kosovë.
Ambasadori amerikan ishte shprehur se qytetarët kosovarë kanë mjaft mënyra për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Ka shumë mjete për të sfiduar vendimet e qeverisë, flisni, organizohuni dhe protestoni. Demokracia nuk është një sport që duhet të luhet vetëm në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e pranishme çdo ditë”
Ai më tej ka shtuar se qeveritë autoritare që nuk janë të përgjegjshme tek populli mendojnë se populli është i zënë me punë për të ngritur zërin kundër dhe për të sfiduar keqqeverisjen.
Diplomati amerikan ka shtuar se shoqëria civile dhe mediat të luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e rasteve korruptive.
“Është shumë e rëndësishme që shoqëria civile dhe mediat të luajnë një rol kyç çdo ditë që të paraqesë rastet e shkeljes së ligjit, dhe t’ua mundësojnë njerëzve të organizojnë debate dhe diskutime, në këtë mënyrë sigurohet se qeveria dhe pushteti janë duke qeverisur mirë”, është shprehur ambasadori amerikan Kosnett.
Kujtojmë se ambasadori britanik kishte reaguar ndaj emërimit të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
“Kjo është qartazi shkelje e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ambasadës së Britanisë dhe Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e posaçme e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë të përshtatshëm nga lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret” thuhej në reagimin e ambasadës britanike në Kosovë.
Si rezultat i këtij vendimi jo të drejtë Ambasadori i Britanisë, kishte thënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të KPCVA-s. Letra e tij e dorëheqjes iu ishte dorëzuar përfaqësuesve special të BE-së.