Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connell, në Ditën Botërore të Lirisë së medias, ka thënë se puna e gazetarit është jetike, por edhe e rrezikshme.
O’Connell është shprehur se duhet të bëhet gjithçka që munden për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre.
“Puna e gazetarit është jetike por gjithashtu e rrezikshme. Shtypi i lirë është themel për lirinë dhe demokracinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre”, ka shkruar në një postim në Facebook.