Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur keqardhje për mospërjashtimin e kandidatëve me dënime penale nga lista zgjedhore.
Përmes një statusi në Facebook, O’Connell thotë se tani mbetet që votuesit të kenë fjalën e tyre, duke u bërë thirrje të mos i votojnë kandidatët me lidhje kriminale.
“Një keqardhje që kandidatët me dënime penale nuk mund të përjashtoheshin. Tani mbetet tek votuesit që të kenë fjalën e tyre. Si mik i Kosovës, shpresoj që votuesit të zgjedhin të refuzojnë kandidatët me lidhje kriminale”, ka shkruar ai.