Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se trashëgimia e Kosovës jo vetëm që po ruhet por edhe po ringjallet.
“Faleminderit Anton Çivlaku që na treguat filigran e familjes Çivlaku. Familja Çivlaku ka punuar me filigran për gjashtë gjenerata dhe tash Anton dhe vëllezer e vetë e vazhdojnë traditën. Më vjen shumë mirë që trashëgimia e Kosovës jo vetëm ruhet por ringjallet”, ka shkruar O’Connell në faqen e tij në Facebook.