Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka emëruar Gjeneralin Ëesley K. Clark si Anëtar Nderi të Odës Amerikane dhe Anëtar Nderi të Bordit të Guvernatorëve.
Përmes në komunikate për media, thuhet se pranimi i tij i këtij roli nga ana e Gjeneralit Clark, në përvjetorin e njëzetë të Odës Amerikane, përbënë një nder dhe privilegj të rëndësishëm për organizatën.
“Ëesley K. Clark është gjeneral me katër yje në pension, biznesmen, mësimdhënës dhe autor librash. Ai shërben si Kryesues dhe Kryeshef Ekzekutiv i Ëesley K. Clark & Associates, ndërsa ka qenë i angazhuar në industri të ndryshme, duke përfshirë energjinë dhe financat. Gjenerali Clark ka dhënë kontribut të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke udhëhequr forcat e NATO-s gjatë Operacionit të Forcave Aleate dhe duke luajtur një rol kyç në Procesin e Paqes të Dejtonit. Karriera e tij e shquar ushtarake dhe arritjet e gjera në biznes dhe në akademi i kanë dhënë atij dekorata dhe mirënjohje të shumta. Si ish-Komandant Suprem i Aleatëve të NATO-së për Evropë, Gjenerali Clark ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe zhvillimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se angazhimi i gjeneralit Clark pa dyshim se do të ndihmojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
“Përvoja e tij e gjerë dhe njohja e thellë e çështjeve ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të rëndësishme në nxitjen e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike”, thuhet tutje në komunikatë.