Oda Amerikane rikthen Panairin e Punës për shkak të kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar Panairin e Punës 2022, raporton Ekonomia Online.

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, të interesuarit janë takuar me punëdhënësit potencialë, kompanitë më të mëdha në vend.

Nita Prapashtica, nga Oda Ekonomike Amerikane, tha se kanë vendosur ta rikthejnë panairin për shkak të kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës.

“Oda Amerikane ka organizuar Panairin e Punës më qëllim njoftimin e punëkërkuesve me punëdhënësit potencial”.

“Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm, të gjithë janë anëtarë të OEAK-ut, është panairi i parë që kemi mbajt që pas pandemisë edhe po shpresojmë që prej këtij panairi kemi me ju siguruar të rinjve oferta për punësim”, tha ajo.

Florina Thaçi, menaxhere e burimeve njerëzore në kompaninë KFC, tha se të rinjve të pa punë u ofrojnë kushte të favorshme.

“Sot këtu kemi ardhur për të zbuluat talent të rijnë sikur çdo ditë që presim, të interesuarit që duan t’i bashkohen KFC, për vende të punës si në restaurant po ashtu edhe në karrierë siç është nga ana menagjeriale”, tha ajo.

Të ngjashme