Oda Amerikane thërret bizneset dhe qytetarët të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Masat administrative të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 kanë ndikuar rëndë në sektorin privat, dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Megjithatë, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, meqë përkeqësimi i situatës epidemiologjike do të rëndojë edhe mbi ekonomine e vendit dhe do ta vonojë rimëkëmbjen ekonomike.

Në fund, Oda Amerikane u bënë thirrje institucioneve të vendit që masat t’i marrin në dakordim të plotë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ashtu që të shmangen paqartësitë e mundshme me qëllim të zbatimit të plotë të masave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme