Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se nga Këshilli Drejtues i saj është vendosur që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë nga të gjithë avokatët e Kosovës.
Arsyeja ka thënë se ka të bëjë me trajtimin e padinjitetsyhëm të avokatëve, lidhur me qasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 03.02.2021, ka shqyrtuar ankesat e paraqitura nga avokatët, lidhur me trajtimin e tyre të padinjitetshëm, për çasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, trajtim ky i cili ka filluar tashmë e disa muaj më parë, dhe ka marrë vendim që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë, nga të gjithë Avokatët e Republikës së Kosovës, për shkak të trajtimit të padinjitetshëm të avokatëve, lidhur me çasjen në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Bojkoti fillon prej datës 8 shkurt të vitit 2021 nga ora 08:00 dhe nëse nuk eliminohen pengesat e paraqitura, ashtu që sipas këtij vendimi obligohen avokatët të zbatojnë këtë vendim, moszbatimi i të cilit përmbën shkelje të rëndë disiplore”, thuhet nga Oda e Avokatëve të Kosovës. “Si rrjedhojë e kësaj, arsyeja e nxjerrjes së këtij vendimi është se avokatët që kanë për të kryer punë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, presin në radhë me qytetarë për të hyrë në Prokurorinë Themelore, kontrollohen dhe detektohen nëpërmjet skanerit sa herë që hyjnë në këtë Prokurori dhe në rast se lejohen nga zyrtari i pranimit, u ndalet telefoni personal. Po ashtu, për t’u qasur në zyrat individuale të prokurorëve, avokatët nuk mund të lëvizin pa shoqërimin e asistentit të Prokurorit edhe përkundër faktit se avokati, e ka të caktuar seancën paraprakisht”.
Oda e Avokatëve ka thënë se ka zhvilluar disa takime dhe ka komunikuar në vazhdimësi me Këshillin Prokuroria të Kosovës, Kryeprokurorin e shtetit, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të eliminohen pengesat, siç janë: pritjet e avokatëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, bashkë me palët; kontrollimi i avokatëve përmes skaner-it, sikurse për palët; kontrollimi fizik i avokatëve; detyrimi për mosbartjen e telefonit me vete.
“Duke pasur parasyshë që avokatët përfaqësojnë interesat e palës, asnjëherë nuk mund të konsiderohet se avokati është i barabartë me palën, e aq më tepër të trajtohet njëjtë. Gjithashtu, Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 02 Dhjetor 2020, ka marrë Qëndrim, të cilin e ka adresuar tek Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke kërkuar që avokatët të mos kenë pengesa për qasje në objektet e Prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës deri te administrata e Prokurorive, me theks të veçantë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e po ashtu që urgjentisht të eliminohen problemet/pengesat e tjera sipas e-mailit të cilin OAK, i kishte dërguar KPK-së, me datë 12.11.2020, siç është ndalimi i telefonatave dhe veprimet e tjera të cilat i konsiderojmë se janë pengesë për anëtarësinë e OAK-së. Meqenëse deri më tani, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk kanë reflektuar pozitivisht lidhur me kërkesat e Odës së Avokatëve të Kosovës, për eliminimin e pengesave të paraqitura, gjatë komunikimit me shkrim dhe gjatë takimeve, përkundër insistimit të vazhdueshëm të OAK-së, duke parë këtë trajtim të avokatëve është më se e nevojshme që të merret ky vendim për bojkotim të Prokurorisë Themelore, deri në përmbushjen e kërkesave të OAK-së”, thuhet nga Oda e Avokatëv