Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon për herë të parë në Kosovë Garën e Kuzhinierëve

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës organizon Garën e Kuzhinierëve e cila mbahet nga data 20 deri më 24 janar në Prishtinë. Kjo garë si e tillë organizohet për herë të parë në Kosovë dhe është tërësisht profesionale.

Në këtë garë do të marrin pjesë më shumë se 100 kandidatë (kuzhinierë) të cilët do të vlerësohen nga juria ndërkombëtare profesionale e përbërë nga Chefa të kuzhinës që e kanë titullin Michelin Star.

Detajet rreth kësaj gare Oda do t’i jap të enjten në një konferencë për medie.

Të ngjashme