Infermierja e Spitalit të Pejës, Shkurte Geca, ka ndërruar jetë sot si pasojë e sëmundjes Covid-19.
Oda e Infermierëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e të ndjerës dhe kolegët e saj.
Telegram ngushëllimi nga OIK:
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta infermierja nga Peja, Shkurte Geca, e cila ishte e prekur nga COVID-19.
Geca, me përkushtimin më të lartë, deri në vdekje, i sherbeu pacientëve dhe vendit.
Në emrin tim dhe Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së Znj. Geca.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës