Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS, raporton Ekonomia Online.
Kryetar i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu tha se përmes këtij memorandumi synojnë që të ofrojnë shërbime sa më të mira për pacientëve.
“Ne do të sigurojmë që kualiteti i dhënies së shërbimit të jetë i kualitetit të lartë. Me këtë memorandume do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e veçantë tek pacientët dhe të shqyrtojmë ankesat.
Besim Kodra, kryetar i Shoqatës e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë tha se bashkëpunimi mes mjekëve dhe pacientëve është shumë i rëndësishëm andaj edhe shpresojnë që të rritet edhe në të ardhmen.
“Është kënaqësi qe jemi ndër të parët që po nënshkruajmë marrëveshje me odën e mjekëve. Ne mendojmë që kjo odë vendos për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtën e pacienteve dhe mendojmë që bashkëpunimi i mjekëve me pacientët është shumë i rëndësishëm. Jemi shumë të kënaqur edhe me bashkëpunimin e deri tanishëm dhe shpresojmë që kjo të rritet në të ardhmen”.
Alban Gjonbalaj Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS tha se duke pas parasysh rastet e diskriminimit të personave nga stafi mjekësor kanë menduar se ky memorandum do të ndikoj në uljen e diskriminimit.
“Ky memorandum do të hap rrugë për bashkëpunim të mëtutjeshme. Këtu do të bëjmë të pamundurën që ketë bashkëpunim që këtë problematikë ta ulim në nivelin zero”.