Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka organizuar Kongresin dhe Panairin e Parë Mjekësor. Në hapje të këtij punimi, me një minutë heshtje u nderuan të gjithë mjekët e vdekur, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, foli për rëndësinë e këtij panairi, duke thënë se kjo ngjarje tashmë do të bëhet tradicionale e cila do të organizohet çdo vit.
“Për qëllim kemi njohuritë profesionale të mjekëve. Kongresi dhe panairi i mjeksësisë është organizimmi i parë i mjekësisë. Ky organizim ka për qëllim të themelojë një platmofrmë unike dhe profesionale që mjekëve ti mundësohet me trended më të reja mjekësore. Në kuadër të këtij organizimi do të jetë edhe panairi i mjekësisë.Kongresi dhe panairi është konceptuar si ngjarje shkencore në fushën e mjeksësisë e cila në të ardhmen synohet të mbahet si ngjarje tradicionale. ODA e mjekëve të Kosovës vetëm këtë viti ka përkrahur 17 organizata. Me moton ‘duke kujtuar dhe respektuar të ardhmen tone’ do të ndahen medalje për arritjet shkencore të mjekëve tanë ne Evropë”, tha ai.
Sekretarja e përgjithshme e CPME, Annabel Seebohm, ka përgezuar Odën e Mjekëve për punën që kanë bërë për këto vite. Punën e Odës e ka quajtur storie e suksesit.
E në anën tjetër Prodekani i fakultetit të mjekësisë në UP, Ibrahim Rudhani, e quajti këtë fakultet si tempull të dijës. “Fakulteti i Mjekësisë është tempulli i dijes ku profesorët dhanë më të shtrejtën e tyre dhe përulemi para tyre që na dhanë dijen që e kemi sot. Në emer të fakultetit ndjehem i privilegjuar që jam para jush. Këto dekorata po ndahen për dijetarët e mjekësisë që padyshim janë më mëritorët e dijës sonë. Dua ta përgezoj edhe Odën e Mjekëve për punën që po bënë në këto dekada”, tha ai.