Me pikëllim të thellë, shprehi ngushëllimet e sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci!
Si kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe si Kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, ju njoftoj se do të jemi përkrah familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre në këte tragjedi e cila ka shkaktuar vdekjen e njërit prej shoferëve dhe nëntë qytetarëve të tjerë të cilët po udhëtonin në drejtim të Kosovës. Gjithashtu, të gjthë të lënduarëve nga ky aksident i’u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!