Oda Ekonomike Rajonale (OER) në Prizren mbajti sot Kuvendin Zgjedhor.
Me këtë rast, u zgjodh Këshilli Drejtues me kryetar Refki Hoxha nga Kompania “Renelual Tahiri” në Prizren.
Ndërsa, ndërsa delegat në Kuvendin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) u zgjodh Alejdin Fusha nga “Abi Store” Prizren.
OEK ka Njësi Rajonale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.
Njësia Rajonale është formë territoriale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes funksionimit të së cilës sigurohet decentralizimi i detyrave dhe aktiviteteve të Odës dhe vendimmarrje e pavarur e anëtarëve të Odës për çështje dhe detyra me rëndësi të veçantë për rajonin për territorin e të cilit është organizuar njësia.