Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq pret që Komisioneri Evropian, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Prishtinë t`i dërgojë një kërkesë të qartë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që t`i “thërrasin mendjes” me qëllim që të mundësohet vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ai për RTS, tha se beson që vizita e Hahn do të sillte rezultate dhe se situata do të vazhdonte në një drejtim pozitiv, njofton Klan Kosova.