ODK lanson Observatorin e Agjendës Digjitale për Kosovë, vlerësohet më i qasshëm për qytetarët

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 16:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Open Data Kosovo” ka prezantuar raportin “Observatori i Agjendës Digjitale 2022”, e cila është zhvilluar në kuadër të projektit rajonal “Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda” (ICEDA), që ka për qëllim fuqizimin e OSHC-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor në implementimin e Agjendës Digjitale në këto vende, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se agjenda Digjitale Digjitale është njëra nga shtyllat kryesore për një qasje më të lehtë e përdorshme për qytetarët.

Agjenda Digjitale mbulon fusha të ndryshme siç janë: infrastruktura digjitale dhe qassjes në internet, modernizimi i administrastës publike, digjitalizimi i industrive të ndryshme, siguria kibernetike dhe fusha të tjera të cilat lidhen me transformimin digjital dhe agjendën digjitale. Qëllimi i kësaj agjende është që qytetarët e rajonit të përfitojnë sa më shumë nga transformimi digjital përmes informimit, shkathtësimit dhe përfitimit të njohurive mbi digjitalizimin.

Në linjë me raportin e publikuar, koordinatorja e projektit në ODK, Ariana Gjuli, shprehu rëndësinë të cilën e ka transformimi digjital dhe jo vetëm në rritjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik por edhe për institucione më efikase dhe përmisimin e mënyrës së dhënies së shërbimeve për qytetarët.

Të ngjashme