Oda Ekonomike e Kosovës e ka cilësuar si të rëndësishëm vendimin e Gjykatës Komerciale për ta anuluar në tërësi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, përmes së cilës janë njoftuar kompanitë për kalim të detyrueshëm në tregun e hapur të energjisë elektrike.
Sipas OEK-ut, ky vendim edhe një herë konfirmon shqetësimet e ngritura në vazhdimësi nga komuniteti i biznesit dhe nga vetë Oda, lidhur me mënyrën e njëanshme dhe sipas tyre, jotransparente të zbatimit të këtij procesi.Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike”.
“ZRrE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale. Që nga fillimi, Oda Ekonomike e Kosovës ka qenë zëri institucional që ka qëndruar në mbrojtje të interesit të bizneseve, duke kundërshtuar vendime të njëanshme që rëndojnë prodhimin dhe ekonominë vendore në tërësi”, thuhet në reagim.