OEK: Ekonomia performoi kryesisht mirë në tre muajt e fundit

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 12:28 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Situata e bizneseve në Kosovë është vlerësuar e kënaqshme në tre mujorin e katërt të vitit 2016. Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, gjatë prezantimit të raportit “Indikator matës i tendencës në biznes: Tremujori i katërt i vitit 2016”.

Në kë tremujor janë anketuar 401 ndërmarrje, ndërkaq raporti përfshin katër sektor: Tregtinë (shumicë dhe pakicë); Prodhimin (përpunimi i ushqimit, riciklimi, përpunimi i drurit, metaleve dhe materialit ndërtimor); Ndërtimtarinë dhe shërbimet (transporti, shërbime profesionale dhe hoteleri).

Gërxhaliu tha se gjendja e përgjithshme e bizneseve në Kosove në këtë tre mujorë është vlerësuar të jetë pozitive dhe është e njëjtë me tremujorin paraprak, e manifestuar me një rritje të lehtë të pritshmërive të bizneseve në dy tremujorët e fundit, raporton Ekonomia Online.

Gjysma e bizneseve e vlerësojnë të kënaqshme apo 35%; ndërsa 18% si gjendje e pakënaqshme me aktivitetet e tyre biznes-ore.

“Pritjet për të ardhmen janë optimiste për të gjithë sektorët. Indikatori i koincidencës ka shëmuar një rënie prej 5.2 këtë tre mujorë.Besimi i bizneseve po vazhdon të bie nga tremujori në tre mujor. Konfidenca e bizneseve në këtë periudhë është 5.5”, u shpreh Gërxhaliu.

Sipas tij, pritjet për punësim janë mjaftë optimiste në këtë tre mujorë, pavarësisht efektit sezonal, po aq sa pritjet për aktivitetet biznesor konsiderueshëm më të mirë për 6 muajt e ardhshëm.

“Sektori i tregtisë me shumicë ka treguar një përmirësim të lehtë në këtë tremujorë krahasuar me tremujorin paraprak, pasuar nga ai sektori i prodhimit. Pavarësisht pritjeve sektori i punësimit pësoj një rënie të lehtë”, tha ai.

Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në OEK, duke prezantuar raportin tha se sektori privat në Kosovë pret mundësi të rritjes të punësimit për tremujorin e ardhshëm (21%).Kryesisht gjendja pritet të mbetet stabile, 76 % e bizneseve presin të vazhdojnë aktivitetin biznes-or në fillim vitin 2017 me punëtorët aktual.

“Sektori i tregtisë me shumicë ka tregtuar një përmirësim të lehtë në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraprak, pasuar nga ai sektori i prodhimit. Pavarësisht pritjeve optimiste për punësim, sektori i shërbimeve pësoi një rënie të lehtë të aktivitetit biznesor në këtë tremujor”.

Rukiqi theksoi se pritjet për të ardhmen janë optimiste për të gjithë sektorët. Pritjet më me ndikim priten të jenë në sektorin e ndërtimit, pasuar nga sektori i shërbimeve dhe tregtisë me shumicë. Nga ana tjetër, sektori i tregtisë me pakicë dhe ai i prodhimit presin gjendje të njëjtë edhe për 6 muajt pasues.

Indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 5.2% këtë tremujorë. Besimi i bizneseve po vazhdon të bie nga tremujori në tremujor. Konfidenca e bizneseve në këtë periudhë është 5.5.

 

Të ngjashme