Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë mirënjohje për kompaninë botërore të derivateve “Royal Dutch Shell” për kontributin në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj.
“Shell”, ka nënshkruar para pak muajsh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë kosovare të derivateve “Al Petrol”, për hapjen e pikave të saj të shitjes së derivateve në Kosovë. Të gjitha pikat e “Al Petrol” janë riemërtuar në “Shell”.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se prezenca e një brendi botëror si “Shell” ka rëndësi të madhe për ekonominë, perspektivën evropiane dhe promovimin e Kosovës te investitorët e tjerë të huaj, raporton Ekonomia Online.
Gërxhaliu shtoi se duhet të këtë kampanja për mbrojtjen e investitorëve, në këtë rast të “Shell”, nga interesat e ngushta.
“OEK vendos qe për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ne përmirësimin e imazhit dhe perceptimin pozitiv për Kosovë të nderoje shëllin me mire njohje e cila i ka bërë bderë të veçantë Kosovës. Ka rëndësi në aspektin ekonomik, evropian, integrues dhe mbi të gjitha në aspektin e promovimit të Kosovës si vend ku ka mundësi për të investuar dhe është një besueshmëri për bizneset që shfaqet nga ‘Al Petrol’, e cila ka një numër të madh të të punësuarve dhe pikave të derivateve”.
“Këto të dhëna dëshmojnë për reputacionin e ‘Shellit’ dhe besoj se prania e tij do të jetë mesazh për brendet tjera, si Mercedes, që t’ia mësyjnë Kosovës se ka mundësi për investime. Është krenari kur të huajt vijnë në Kosovë, ‘Shell’ ka nevojë për mbrojtje. Besoj që krahas promovimit do të ketë kampanja që një brend i tillë të mos cenohet për shkak të interesave të ngushta”.
Menaxheri i kompanisë “Shell” për Evropën Juglindore, Vim Riegman, u shpreh se janë të nderuar dhe krenar që përpos në 80 shtete të botës, shesin derivatet e tyre kualitative edhe në Kosovë.
Ai përmendi edhe bashkëpunimin e tyre me Ferrarin. Ai vlerësoi se prezenca e tyre i ndihmon zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, derisa bashkëpunimin me Al Petrolin e vlerësoi si shumë të mirë.
“Jemi të nderuar që jemi në Kosovë, i shesim derivatet tona kualitative në 80 vende të botës dhe jemi shumë krenar që jemi në tregun e Kosovës. Tani mund të shesim derivate kualitative”.
“Këtë e shohim si fillim i partneritetit tonë me brendin ‘Shell’ në Kosovë. Shesim edhe vajra, oferta të dyqaneve dhe në shumë pika do të keni edhe restorante. Këtë e shohim si hap të mire për ekonominë e Kosovës. Jemi të duke punuar ngushtë me z.Latifi dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e para me brendin ‘Shell’. Jemi shumë krenar që jemi në Kosovë”.
Ndërsa pronari i “Al Petrol”, Latif Kryeziu, tha se me ardhjen e “Shell”, Kosova i ka hequr brengat për furnizim me derivate cilësore dhe se janë hapur dyert për investitorët e tjerë.
Sipas tij, ardhja e “Shell” është garanci për brendet e tjera botërore që të investojnë në Kosovë.
Latifi deklaroi se nuk ka qenë aspak e lehtë që të sjellin “Shellin” në Kosovë sepse sipas tij, është dashur të plotësohen shumë kritere, raporton EO.
“Ne mburremi aktivitetin e OEK e cila çdo moment është pranë neve si ekonomi. Në Kosovë është nderë edhe për ne si ekonomi por si shtet, prezenca e saj me derivatet më të njohura në botë”.
“Me ardhjen e brendit më të njohur në botë kemi ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik, i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë dhe është garanci që brendet botërore mund të ushtrojnë afarizëm në Kosovë. Kosova tani çdo ditë po kërkon të jetë hapur për investitorët e huaj për shkak se kemi rininë që pret të inkuadrohet këtu”.