Pas vendosjes së masave nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e bizneseve afariste, Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Siç thuhet në ftesën e tyre kjo konferenca do të jetë e përqendruar në situatën dhe masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Konferenca do të fillojë nga ora 16:00 dhe ngjarja do të mbulohet nga Ekonomia Online.